Ermali kalon të 30-tat

Ermali kalon të 30-tat

Sot këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen. Artisti po mbush 31 vjet.

E në këtë ditë të veçantë për të, babai i tij , këngëtari Sabri Fejzullahu e ka uruar me fjalët më të mira. Ai ka shprehur krenarinë për të birin duke i uruar atij suksese në të ardhmen.

“Krenaria jem , drite e syve te mi. Me Ty mburem se je artist i madh dhe je burre i vertet i fjales e beses.Kurr mos tu ndalt suksesi si Artist , dhe ska me tu ndal kurr se Ti e don kangen , ke linde artist. I bofsh 100 ishalla Zot , me shendet me pune me dashni e suksese dhe vetem suksese.Baba Sabri.”, ka shkruar Sabriu në Facebook.

Krenaria jem , drite e syve te mi. Me Ty mburem se je artist i madh dhe je burre i vertet i fjales e beses.Kurr mos tu…

Gepostet von Sabri Fejzullahu am Donnerstag, 22. August 2019

Ermali konsiderohet si një prej këngëtarëve më të sukseshëm dhe të kërkuar të tregut aktual muzikor.

Artisti është baba i tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave, ndërsa është në pritje edhe të fëmiut të katërt e cila po ashtu është vajzë./21Media