Ermal Fejzullahu zbulon pak nga kënga e tij e re

Ermal Fejzullahu zbulon pak nga kënga e tij e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu ka paralajmëruar këngën e tij të re.

Kënga më e re e artistit është baladë dhe do të publikohet këtë të premte, e shoqëruar edhe me videoklip.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Te premten …..

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Nuk është bërë i ditur emri i këngës, por Ermali ka zbuluar pak nga kënga dhe videoklipi. “Të premten….”, ka shkruar artisti në videon e postuar, shkruan rtv21.tv

Mbetet të shihet se çfarë kënge ka përgatitur artisti për fansat e tij dhe se a do të pëlqehet nga publiku.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistit ishte kënga “Flakë” në bashkëpunim me rep-artistin KIDDA. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi 18 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media