Performanca e saj është vlerësuar maksimalisht nga mediet spanjolle

Performanca e saj është vlerësuar maksimalisht nga mediet spanjolle

Mediat e huaja, edhe së fundmi në veçanti ato spanjolle kanë shkruar për magjinë e interpretimit të sopranos së njohur shqiptare Ermonela Jaho.

Që prej produksionit të suksesshëm të “Madame Butterfly” në Operan Mbretërore të Madridit, sopranoja e famshme Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ka përfshirë artistët më me ndikim në vende të ndryshme të botës. “El Pais” dhe “El periodico”, por edhe “Opera Magazine” i kanë rezervuar një hapësirë në kritikat e tyre të specializuara shkëlqimit të Ermonela Jahos, në rolin e Cio Cio San. Performanca e saj është vlerësuar maksimalisht nga mediet spanjolle, ku sopranoja shqiptare është krahasuar me Diven e Operës botërore Maria Callas.