Artisti do t'i nënshtrohet një operacioni

Artisti do t’i nënshtrohet një operacioni

Këngëtari i njohur italian, Eros Ramazzotti ka anuluar turneun botëror, për shkak të një problemi me kordat vokale.

Artisti për disa muaj nuk duhet të këndojë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, prandaj vendosi edhe të anuloj koncertet, përcjell rtv21.tv

Këtë artisti e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Më vjen keq për fansat e mi në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Amerikën e Jugut,”-shkroi ai, ndërsa shtoi: “Të gjithë këtë do ta kompensoj në vitin që vjen.”

Ramazzotti filloi koncertet në muajin shkurt dhe performoi në disa shtete të Evropës, si dhe pritej të udhëtonte drejt Amerikës.

“II Vita ce n’è World Tour” debutoi në Mynih më 17 shkurt dhe me 80 koncerte në mbarë botën Ramazzotti planifikoi ta festonte 35 vjetorin e karrierës së tij./21Media