Pamje nga koncerti i Ramazzottit

Pamje nga koncerti i Ramazzottit

Mbrëmë në Shkup u mbajt koncerti i yllit të muzikës italiane, Eros Ramazzotti, në kuadër të turneut të tij botëror. Numër i madh i fansave të tij shkuan për ta përcjellë nga afër performancën e emrit më të njohur të muzikës.

Në mesin e shumë artdashësve, ishte edhe organizatori i disa emisioneve në RTV21, Milot Nuraj dhe bashkëshortja e tij, modelja e mirënjohur shqiptare, Alba Hoti, të cilët ju sollën pamje të bukura nga performanca e yllit të muzikës, transmeton rtv21.tv

Madje, në një nga storiet që publikoi modelja ku shihej Ramazzotti duke performuar, ai iu përgjigj me një mesazh si shenjë falënderimi. Këtë mesazh të këngëtarit me renome botërore e ndau me ndjekësit e saj modelja në Instagram.

Kujtojmë se Eros Ramazzotti në maj anuloi koncertet e tij në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Amerikën e Jugut, për shkak të disa problemeve me kordat vokale dhe iu nënshtrua një operacioni./21Media