Erza publikon këngën e re

Erza publikon këngën e re

Erza Halimi është një emër i ri në skenën muzikore që po synon t’i pushtojë top-listat. Ndonëse ka pak muaj që prej kur u bë pjesë e skenës, po punon me shumë përkushtim që ëndrrën e saj ta bëjë realitet.

Spikat stili dhe zëri i saj i veçantë, me të cilin zgjoi interesin e shumë emrave të njohur të skenës që të bashkëpunojnë me të.

Para dy ditësh, Erza solli bashkëpunimin e parë me artistin e mirënjohur të skenës, Don Phenom, me titull “Nuk ki me kon”, transmeton rtv21.tv

Ky videoprojekt numëron mbi 250 mijë klikime dhe sipas rangimeve të YouTube, pozicionohet në top 10 videot më të shikuara në trojet shqiptare.

Njëherit ky është projekti i dytë i saj. Muaj më parë ajo ka publikuar këngën “Për Ty”, me të cilën ka debutuar në skenën muzikore./21Media