Erza intervistë për RTV21

Erza intervistë për RTV21

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila karrierën e saj po e zhvillon në Francë, Erza Muqolli sonte në orën 20:00 do të mbajë koncert në Kosovë në kuadër të “Javëve të Frankofonisë”.

Para këtij koncerti Erza dha një intervistë për RTV21. Duke u shprehur e lumtur për koncertin e sontëm,  foli edhe për karrierën e saj në përgjithësi.

Pavarësisht sukseseve dhe famës, Erza mahnit publikun me thjeshtësinë e saj. E për këtë tha se meritë ka familja e saj, sidomos babai të cilin e ka edhe menaxher./21Media