Koncerti mbahet më 6 mars

Koncerti mbahet më 6 mars

Këngëtarja e njohur shqiptare, Erza Muqolli e cila karrierën e saj po e zhvillon në Francë, do të mbajë koncert më 6 mars nga ora 14:00 në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një njoftimi në Facebook.

Ky koncert i Erzës do të mbahet në kuadër të Muajit të Frankofonisë. Këtë e ka bërë të ditur Valon Ibra në programin e mëngjesit në RTV21 në muajin janar.

Kujtojmë, që Erza bëri bujë të madhe me paraqitjet në shoun për zbulimin e talentëve në shtetin francez, “France’s got talent”. /21Media