Në këtë këngë dëgjohen edhe disa fjalë në gjuhën shqipe

Në këtë këngë dëgjohen edhe disa fjalë në gjuhën shqipe

Erza Muqolli është sinonimi i zërit të ëmbël e cila po vazhdon t’i prek majat e suksesit si këngëtare. Ajo fitoi shumë çmime, mori mirënjohje e lavdata, u takua me shumë personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare.

Kurse, para disa dite Erza publikoi këngën e saj të parë të albumit solo, ndërsa, sot ajo këtë këngë e ka publikuar edhe me vidoklip.

Ky projekt është me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez, Vianney, mban titullin “Je Chanterai” që në shqip do të thotë “Do të këndoj”.

Në këtë këngë nuk kanë munguar edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.

Kujtojmë se Erza ka marr pjesë në koncertin përkujtimor për Skëndërbeun në vitin 2018 në mesin e shumë artistëve të mëdhënje si: Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani. /21Media