Erza e vogël me suksese të mëdha

Erza e vogël me suksese të mëdha

Erza Muqolli është sinonimi i zërit të ëmbël e cila po vazhdon t’i prek majat e suksesit si këngëtare. Ajo fitoi shumë çmime, mori mirënjohje e lavdata, u takua me shumë personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, tani për Erzën po shkruajnë edhe poezi.

Shkrimtari i njohur i cili jeton dhe vepron në Paris të Francës, Musa Jupolli ka shkruar një poezi kushtuar Erza Muqollit, kështu duke pasqyruar prejardhjen, ëmbëlsinë dhe sukseset e saja të njëpasnjëshme, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se Erza Muqolli është 12 vjeçare e cila karrieren e saj po e zhvillon në Francë kështu duke qenë edhe pjesë e grupit “Kids United” që nga viti 2015./21Media

Poezi nga Musa Jupolli:

Erza Muqollit

Erza dardane muzë, dashuri e poezi
Engjëlleshë, yll që zbreti nga qielli
Gjatë ditës notë e aromë si dielli
Natë në shëndritje si hënë
Harmoni e vargjeve në rimë
Nuk ka notë që s’kalon det
Për ta parë Erzën hyjneshë
Romantike për çdo poet
Arti i saj poezi e muzikë
Zë që del nga shpirti
Zë që rrjedh nga Bjeshka
Dymbdhjetë poema shëndërruar në literaturë
Vetëm zëri i saj do ta këndonte himnin e Arbërisë
Aty dielli dhe hëna do të jenë në takim
Erza ,
Zëri yt vjen nga malet e Dardanisë
Në sy tu shohim qiellin e Shqipërisë
Nuk ka piano që nuk dridhet
Nga zërit i Erza Muqollit !

Musa Jupolli, Paris , shkurt 2018