Nis një fushatë për ta ndryshuar ligjin

Nis një fushatë për ta ndryshuar ligjin

Ngrënia e maceve dhe qenve është e ligjshme në shtatë shtete dhe territore në Australi. Australia e Jugut është e vetmja që ka një ligj që e ndalon këtë.

Por Michele Brown, një anëtare e grupit “Dog Fight”, ka nisur një peticion duke kërkuar ndryshime, transmeton rtv21.tv.

Kjo organizatë bamirëse e regjistruar në Australi e kundërshton masakrën dhe konsumin e qenve apo macëve për përdorimin e ushqimit ose leshit.

Peticioni, i cili duhej të dërgohej te kryeministri Malcolm Turnbull aktualisht ka 5,203 mbështetës. Qëllimi i këtij peticioni ishte të mbledhën 6 mijë nënshkrime.

Në vitin 2018 therja dhe ngrënia e mishit të qenve dhe maceve është lejuar ligjërisht në të gjitha shtetet përveç Australisë Jugore, e cila definitivisht e ndalon konsumimin e tyre./21Media