Reagimet pas zjarrit në katedralen Notre-Dame

Reagimet pas zjarrit në katedralen Notre-Dame

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump reagoi pasi zjarri përfshiu sot katedralen e famshme Notre-Dame në Paris.

“Është aq e tmerrshme të shihet zjarri masiv në katedralen Notre-Dame”, u shpreh përmes Twitterit presidenti, Donald Trump.

Lidhur me këtë rast, presidenti i Francës, Emanuel Macron u shpreh se ndihet i trishtuar teksa sheh të djegur katedralen Notre Dame.

Ndërsa, Gjermania u shpreh se i jep mbështetjen e saj Francës pas zjarrit të madh që po shkatërron sot katedralen e Notre Dam në Paris.

“Këto imazhe të tmerrshme të Notre Dam në zjarr të trishtojnë. Notre Dam është një simbol i Francës dhe kulturës tonë evropiane. Ne jemi në mendime me miqtë francezë”, shkruan në “Twitter” zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert./21Media