“Është jo serioze të mblidhet Kuvendi edhe njëherë për të zgjedhur kryeparlamentar”

Kusari Lila flet rreth bisedimeve LVV- LDK

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës në kuadër të LVV-së, Mimoza Kusari Lila e sheh si të paarsyeshme që të zgjidhjet një kryeparlamentar tjetër, pasi që sipas saj janë punë më të rëndësishme të cilat duhet të realizohen.

Ajo në emisionin “Argument Plus” në RTV 21 tha se se Glauk Konjufca është votuar nga 27 deputetët e Lidhjes Demokraitike sa ishin në sallë.

“Është jo serioze që të mblidhet Kuvendi edhe njëherë për të zgjedhur një kryeparlamentar”, tha Kusari Lila.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor, Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cli përveç Vetëvendosjes u votua edhe nga LDK-ja./21Media

Back to top button