Haziri: LDK gaboi

Haziri: LDK gaboi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, tha se rivalët politik po tentojnë që të shkaktojnë përçarje në LDK. Por një gjë e tillë sipas Hazirit nuk do të përsëritet.

“Ne nuk lejojmë me u përsërit 2006-ta na ka ndodhë njëherë…me 12 vjet na u ka dashtë me ardhë këtu ku jemi tash.”, tha Haziri, përcjell portali rtv21.tv

Ai tutje këtë përçarje e cilësoi si gabim i cili sipas Hazirit ndikoi që të fuqizohet PDK-ja.

“Edhe 12 vjet u dashtë me punu për me largu PDK-në prej partisë së parë dhe prapë mos me marrë na vlerësimin por e ka marrë një parti tjetër pak më shumë se na, por kjo është një gabim që i ka shkaktuar LDK-ja vetëvetes”, tha Haziri.

Ai tutje shtoi se në zgjedhjet e brendshme të 3 gushtit kanë bërë që mos të përsëritet një përçarje tjetër./21Media