Prishtina International Autoshow 2019 u përmbyll me sukses shumë të madh

Prishtina International Autoshow 2019 u përmbyll me sukses shumë të madh

Në prani të përfaqësuesëve të kompanive pjesëmarrëse dhe qytetarëve të pranishëm, mbrëmë përfundoi, panairi i dytë i automjeteve të reja “Prishtina International AutoShow” ku morën pjesë 24 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja.

Panairi i cili u mbajt nga 2 deri me 5 maj, u vizitua me mbi 25,000 qytetarë të moshave të ndryshme të cilët për nga afër u njoftuan me këto brende dhe mundësitë për t’i blerë ato. Në këtë panair kishte vizitore edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, që e bënë këtë eveniment një ngjarje rajonale.

Bujar Hoxha, kryetar i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar i Automjeteve të Reja (SHIAR) në përmbyllje të Autoshow e tiij tha: “Ky edicion që po e përmbyllim sonte i ka arritë dhe tejkalu pritjet tona si për nga numri i vizitorëve, poashtu edhe për nga shitjet e konfirmuara. Qëllimi i këtij panairi ishte njoftimi dhe senzibilizimi i qytetarëve për automjetet e reja dhe mund të themi se edhe në këtë aspekt ka rezultate shumë të mira”, perfundoi Hoxha.

Ndërsa Zgjim Mita, anëtar i Bordit dhe i Këshillit Punues u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen. “Gjithçka shkoi shumë mirë dhe me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjitha palët pjesëmarrëse, si kompanitë importuese të autorizuara të automjeteve gjithashtu dhe partneret që na ndihmuan në organizimin e këtij evenimenti”, perfundoi Mita.

Ekrem Tahiri, Partner Menaxhues nga kompania e specializuar për organizim të ngjarjeve MODUS tha se: “I gjithë angazhimi dhe përpjekja jonë u shpagua me suksesin shumë të madh të këtij edicioni. Ka qenë sfidë që të tejkalojmë edicionin e kaluar, por mund të themi pa modesti që ishte i një niveli shumë të lartë që tejkalon edhe ato panaire të ngjashme që mbahen në rajon. Në vazhdimisht bëjmë përpjekje që të krijojmë standarde të reja të organizimit dhe mendoj që me Autoshow është arritë një gjë e tillë”, tha në fund Tahiri.

Panairi “Prishtina International AutoShow” u mbajt në sallën e Panaireve në Shkabaj (Prishtinë) dhe të pranishme në këtë panair ishin brendet: Alfa Romeo, Audi, BMW, Citroen, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, Kia, Lexus, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Seat,  Toyota, dhe Volkswagen.

Ky panair  u organizua nga Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”./21Media