A është siguruar fondi për viktimat e dhunës seksuale

Hamza tregoi se kur do të bëhet e ditur shuma e pagesës për këtë kategori

Për herë të parë pas luftës është vendosur, në buxhetin e vitit 2018 është vendosur linjë e rregullt buxhetore për kompensimin e viktimave seksuale.
Lidhur me këtë Ministri i Financave,  Bedri Hamza, në kaudër të emisionit Argument Plus, në RTV 21, tha se është siguruar fondi për këto vitkima. “ Varësisht se si do të zhvillohet procesi, varësisht se si do të jenë, ne gjatë gjithë vitit do të sigurojmë mjete të mjaftueshme dhe fonde të mjaftueshme për kompensimin e këtyre viktimave”, tha Hamza.

Sipas tij ky pension është sadopak një kujdesje për këtë kategori. Ai shtoi se kompensimi do të jetë në baza të rregullta mujore, kurse sa i përket çështjes së shumës së pagesës tha se ende nuk është definuar, një gjë e tillë sipas Hamzës do të bëhet para fillimit të fitit të ardhshëm fiskal./21Media

Back to top button