Sipas mediave britanike

Sipas mediave britanike

Xhihadistja më e njohur nga Britania, Sally Jones , e njohur edhe me nofkën “E veja e bardhë”, sipas disa informatave të pakonfirmuara deri me tani, është vrarë në Siri, gjatë një sulmi të ndërmarrë nga dorcat amerikane me fluturake pa pilot.

Siç raportuan mediat britanike, agjentët amerikanë kanë njoftuar kolegët e tyre britanikë se Jones, pjesëtare e Shtetit Islamik, e cila në vitin 2013 kishte shkuar nga Kenti në Siri, për të luftuar në radhët e islamistëve, është vrarë në qershor, në afërsi të kufirit të Sirisë me Irakun, shkruan rtv21.tv

Siç u qartësua, ajo u vra gjatë një sulmi të ndërmarrë nga amerikanët me fluturake pa pilot, në momentin kur po tentonte të largohej nga qyteti Raka.

Besohet se ajo kishte tentuar të shkonte në qytetin Maxhadin, një nga qendrat e fundit në Siri që ende është nën kontrollin e Shtetit Islamik. Jones u konvertua në islam dhe mori nofkën “E veja e bardhë”, pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Xhunaid Hyseinit, në vitin 2015./21Media