Përdoruesit e kafesë e përkrahin plotësisht një studim të fundit

Përdoruesit e kafesë e përkrahin plotësisht një studim të fundit

Studimi shikoi rreth 20 mijë njerëz përdorues të kafesë që jetojnë në Mediteran, që konsumonin më shumë se 4 filgjana kafeje në ditë. Ata janë pyetur për stilin e jetës, shëndetin dhe vetitë e tyre rreth kafesë, dhe pastaj janë përcjellë për 10 vite.

Mosha mesatare e pjesmarrësve ishte 37 vjeçare, dhe gjatë 10 viteve 337 persona ndërruan jetë, shkruan rtv21.tv.

Studimi krahasoi ata me njerëzit që nuk pinin fare, apo pinin fare pak kafe, duke ardhur në përfundim se përdoruesit e kafesë kanë 64% më pak rrezik për të vdekur në moshë më të re.

Hulumtimi rezultoi se konsumimi i dy filgjanëve më shumë në ditë do të thotë 22% më pak rrezik për vdekje.

Studime tjera gjithashtu kanë lidhur përdorimin e kafesë me një rrezik më të vogël për të vuajtur nga sëmundja e diabetit tipi 2, si dhe me mëlçi më të shëndetshme./21Media