Cfarë do të ketë në plan tani profesori?

Cfarë do të ketë në plan tani profesori?

Seriali spanjoll “La Casa De Papel” (Money Heist) po thyen rekordet e shikueshmërisë jo vetëm në vendet që gjuhë amëtare kanë spanjollishten, por edhe në vende të tjera nëpër botë.

Kjo dëshmohet me vet faktin se në Netflix ky serial është më i shikuari, përjashtimisht atyre të gjuhës angleze, ku deri më tani vetëm sezoni i tretë ka 34.4 milionë shikime.

Lajmi i mirë është se seriali po vjen edhe me sezonin e katërt. Kjo është bërë e ditur nga aktorja, Esther Acebo, e cila shfaqet në rolin e Monica Gaztambide apo Stokholmit.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se kanë përfunduar xhirimet e sezonin e katërt të serialit dhe ka falënderuar kolegët e saj siç ka thënë ajo për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm, përcjell rtv21.tv.

Se “La Casa De Papel” do të ketë një sezon të katërt e ka pohuar edhe regjisori Alex Pina, por nuk ka dhënë datë se kur do të transmetohet. As Netflix nuk ka bërë të ditur akoma një gjë të tillë.

Ndërkohë sezoni i tretë u publikua më 19 korrik të këtij viti.

“La Casa De Papel” në sezonin e tretë paraqet një bandë prej tetë vetash të cilët vodhën ari nga Banka e Spanjës. Në sezonin e tretë, plani i tyre përfshinte shpëtimin e një prej anëtarëve të bandës Rio (luajtur nga Miguel Herran), i cili u kap dhe u torturua nga policia spanjolle e cila dëshironte më shumë -informacion në lidhje me grupin e tyre.

E dashura e tij, Tokio (luajtur nga Ursula Corbero), bashkoi bandën edhe një herë, pavarësisht jetës së tyre të rehatshme për të shpëtuar Rio-n. Megjithëse ata patën sukses në misionin e drejtuar nga El Professor (Profesori, luajtur nga Alvaro Morte), Rio vendosi të shkëputej me Tokio deri në fund të sezonit.

Të dy të dashuruarit vunë në dyshim lidhjen e tyre dhe kuptuan se ndarja ishte gjëja më e mirë për njëri-tjetrin.

 

Ndërkohë, sezoni 4 i Money Heist mund të zbulojë lëvizjet e rradhës së Raquel (luajtur nga Itziar Ituño), e cila në dukje ishte qëlluar për vdekje nga policia kur ajo nuk pranoi të zbulonte vendndodhjen e profesorit. U zbulua në finale të sezonit të kaluar se ajo është akoma gjallë./21Media