Shteti ndanë 9.7 milionë denarë për rregullimin e vitrinave të 97 dyqaneve

Shteti ndanë 9.7 milionë denarë për rregullimin e vitrinave të 97 dyqaneve

Kryetari i shoqatës “ESNAF”, Bejtullah Morina po ankohet se ka rënë puna nëpër dyqanet e Çarshisë së Shkupit. Ai thotë se autoritetet e kanë lënë pas dore ­Çarshinë e vjetër. Ai kërkon që të rregullohet kalldërma, vitrinat, ndriçimi dhe shumë probleme tjera, raporton TV21.

E projekti për revitalizimin e Çarshisë që ka nisur tashmë disa vite, ka arritur në fazën e tretë. Ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Kreshnik Bekteshi, thotë se vitrinat e 97 dyqaneve do të sanohen deri në fund të vitit.  Ai nënshkroi marrëveshje me komunën e Çairit, me çka njoftoi se janë ndarë 9.7 milionë denarë për fazën e tretë.

Mjetet e ministrisë së Ekonomisë do të shfrytëzohen dhe realizohen deri në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër Komuna e Çairit ka fituar edhe një grant prej dy milion denarësh nga Banka botërore. Me këto mjete, vitin e ardhshëm do të rregullohen vitrinat e ngelura.

Përveç dyqaneve, në Çarshi ka edhe numër të madh të objekteve Sakrale-Monumentale, Hane, Amame, Xhami, Kishë, Bezisten.

Ndryshe prej vitit 2008 Çarshia e vjetër e Shkupit është vënë nën mbrojte të përhershme si trashëgimi kulturore me rëndësi të posaçme./21Media