Foto familjare e familjes së Çekut

Foto familjare e familjes së Çekut

Ditëve të fundit, vëmendje po marrin maturantët e shkollave të ndryshme në mbarë Kosovën. Ata, por edhe familjarët e tyre po publikojnë imazhe të më të dashurve të tyre, të cilët po përfundojnë shkollën e mesme.

Mbrëmja e maturës e ka veçantinë e saj, pasiqë pas saj për çdo maturant do të fillojë një kapitull tjetër, andaj edhe bërja e seteve të fotografive për këtë natë ia vlen.

Sivjet maturant ishte edhe djali i historianit dhe politikanit, Et’hem Çekut, Ardi. Para se të nisej për maturë, Ardi natyrisht që ka bërë disa fotografi me familjen.

E fotografitë familjare nga matura e djalit i ka publikuar sot në facebook politikani Et’hem Çeku, shkruan rtv21.tv

Nga imazhet shihet se djali, Ardi i ka ngjarë shumë babait.

Et’hem Çeku është lindur në vitin 1962 në Pejë, është historian dhe politikan. Ai ka qenë i burgosur politik, në vitet e tetëdhjeta. Menjëherë pas Luftës ka qenë kryetar i komunës së Pejës.

Çeku prej 2001 deri në 2007 ka qenë ministër në katër kabinete: të Bajram Rexhepit, Ramush Haradinajt, Bajram Kosumit dhe Agim Çekut. Çeku ka udhëhequr Ministrinë e Ambientit e më pas atë të Energjetikës dhe Minierave. Çeku është i martuar dhe baba i katër fëmijëve./21Media