EU Click për nevojat e artistëve, prindërit t’i dërgojnë më shpesh fëmijët në ngjarje kulturore

Sipas artistëve, përvojat evropiane tregojnë tendenca për më shumë ekspozita “live”

Fëmijët duhet më shpesh të shkojnë në ngjarje të kulturës. Këtë ua porositi të gjithë prindërve Violeta Kaliq, e cila merret me kritikë të historisë dhe artit të pikturës.

Piktori Igor Lubovçevski tha se BE-ja është shansi i vetëm për rishqyrtim kritik të vlerave shoqërore.

Piktorja dhe sociologia Gordana Vinçiq porositi se Maqedonia është vend i mrekullueshëm me shumë talentë dhe se munden shumë të kontribuojnë për BE.

Artistët shtuan se përvojat evropiane nga vendet perëndimore tregojnë tendenca për më shumë ekspozita “live” se sa përmes rrjeteve online, raporton Tv21./21Media

Back to top button