Euronews: Kosova ende pa kryeministër të ri

Euronews flet për ngërçin politik në Kosovë

Rrjeti televiziv i lajmeve me seli në Lion të Francës, Euronews, i ka kushtuar një kronikë situatës aktuale politike në Kosovë. Euronews ka folur për ngërçin politik në Kosovë.

Euronews thotë se Kosova është përfshirë në ngërç me partitë politike të paafta për të rënë dakord për një qeveri apo president të ri.

“Deputetët u ulën për herë të parë këtë javë qysh nga zgjedhjet në tetor, por nuk arritën ta zgjedhin bllokadën. Dy partitë fituese nuk kanë arritur ende një marrëveshje për kandidatin për president të ardhshëm. Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të shkojë në zgjedhje vitin e ardhshëm”, thuhet ndër tjerash.

Back to top button