Manchester United luan kundër Partizanit

Manchester United luan kundër Partizanit

Sot do të zhvillohen ndeshjet e raundit të katërt në fazën e grupeve, në Europa Ligë. Ndeshjet do të mbahen në dy orare, prej 18:55 dhe 21:00.

Duke filluar nga ora 18:55, Lazio do ta presë në shtëpi skuadrën skoceze, Celtic. Skocezët renditen në pozitën e parë në grup, kurse Lazio renditet në pozitën e tretë, me dy humbje pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërsa nga ora 21:00, skuadra tjetër italiane, Roma do të luajë në udhëtim tek gjermanët e Borussia Monchenglabach. Roma zë vendin e parë në grupin e saj, ndërsa skuadra gjermane ende nuk ka arritur ta shijojë fitoren e parë në Europa Ligë.

Manchester United do të luajë në shtëpi, ndaj skuadrës serbe të Partizanit, ndeshje kjo e cila gjithashtu fillon nga ora 21:00.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha ndeshjet që zhvillohet ditën e sotme: