Europol me zyrë në Tiranë

Së shpejti në Tiranë do të hapet zyra e EUROPOL-it.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca inkurajoi prokurorët që të aplikojnë për SPAK-un.

“Do të ketë mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja. Do të jepen 34 milionë euro për të mbështetur reformën në drejtësi”, tha ai.

Ndërkohë, ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale kroate (USKOK), Tamar Laptosh, e cila do të jetë eksperte e EURALIUS-it për dy vjet në Shqipëri tha se duhet “jo vetëm ndjekje penale, por konfiskim i aseteve të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsionit”.

Back to top button