Finalja e Eurovisonit këtë vit mbahet më 16 maj në Roterdam

Finalja e Eurovisonit këtë vit mbahet më 16 maj në Roterdam

Këtë vit festivali evropian “Eurovision” mbahet në Holandë.Tashmë është hedhur edhe shorti për netët finale, ku dihet renditja e shteteve në këtë garë.

Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, janë gjashtë shtetet që hyjnë automatikisht në finale janë:

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën’’Shaj’’, e cila do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta me radhë.

Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Roterdam.

Listën e plotë të shteteve që garojnë në dy netët gjysmëfinale mund ta shihni më poshtë.

Gjysmë-finalja e parë:

Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika.

Gjysmë-finalja e dytë:

Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria.

Holonda fituese e Eurovisionit vitin e kaluar ishte përfaqësuar nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”. /21Media