Sonte në Tel Aviv të Izraelit u mbajtë nata e dytë gjysëmfinale e festivalit Evropian të Këngës

Sonte në Tel Aviv të Izraelit u mbajtë nata e dytë gjysëmfinale e festivalit Evropian të Këngës

Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi sonte kaloi nënë finale të edicionit të 64-të të “Eurovision 2019”, shkruan rtv21.tv

Maliqi arriti që të grumbullojë votat e mjaftueshme që të kalojë në finalen e madhe të 18 majit.

Jonida, e cila përfaqëson sivjet Shqipërinë në Eurovision në gjysmëfinale interpretoi në shqip këngën “Ktheju tokës”. Tema kryesore e këngës është migrimi, dedikim për gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë.

Në skenë, gjatë natës së sontme këngëtarja u paraqit me fustan të zi, me punime prej ari.

Nga 18 këngë vetëm 10 kanë kaluar në finale e madhe

Maqedonia e Veriut

Holanda

Shqipëria

Suedia

Rusia

Azerbajxhani

Danimarka

Norvegjia

Zvicra

Malta

Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./21Media