Holanda fitoi "Eurovisionin"

Holanda fitoi “Eurovisionin”

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i sivjetmë i “Eurovisionit”. Emocione pafund kanë përshkuar natën finale të “Eurovisionit”, natë e cila u përmbyll me fitoren e Holandës. Ky shtet që vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i “Eurovisionit”, u përfaqësua nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”.

Më poshtë iu sjellim disa fotografi nga finalja e madhe e Eurovisionit:

Performanca e këngëtares Kate Miller-Heidke (Australia)

Performanca e shqiptares Eleni Foureira (e cila ka prezantuar Greqinë vitin e kaluar)

Performanca e mbretëreshës së muzikës pop, Madonna

Performanca e Michael Rice (përfaqësuesit të Britanisë së Madhe)

Performanca e Jonida Maliqit (përfaqësuesja e Shqipërisë)

Performanca e Tamara Todevska (Maqedonia e Veriut)

Fituesi i Eurovisionit

Laurence mori trofeun e mbrëmjes

Holanda grumbulloi gjithsej 492 pikë nga votat e jurisë profesionale dhe të publikut. Në vendin e dytë qëndron Italia me 465 pikë, në të tretin Rusia me 369 pikë, në vendin e katërt Zvicra me 360 pikë dhe në vendin e pestë Norvegjia me 338 pikë./21Media