Eurowings zgjedh Kosovën si bazë në Evropën Juglindore

Kosova pikë orientuese për investime të huaja

Kosova bëhet nikoqir i bazës së parë në Evropën Juglindore për kompaninë prestigjioze Eruowings, pjesë e Lufthansa Group me qasje në Star Alliance, grupi i parë dhe më i madh i linjave ajrore ndërkombëtare. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”.

I lumtur të kuptoj, përmes Drejtorit Gjeneral të kësaj kompanie, Thorsten Dirks që Eurowings e zgjedhë Kosovën si bazën e saj të për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror”, ka shkruar kryeministri.

Haradinaj theksoi se Kosova po shndërrohet në pikë orientuese për  zhvillim dhe investime të huaja.

“Nga ky operim, përveç linjave direkte të reja dhe shtimit të linjave ndërlidhëse, Kosova po shndërrohet në pikë orientuese dhe bazë për  zhvillim dhe investime të huaja, me theks të veçantë investimet gjermane. Ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat. Lajmi i sotëm, do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes Akademisë që Eruowings dhe Eruokoha, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin e stafit dhe ekuipazhit. Urime Kosovë”, ka shkruar tutje kryeministri./21Media

Back to top button