Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen

Në lagjen “Kisella Vodë”, në rrugën “Heronjtë Kombëtar” në Shkup, zjarri ka kapluar një ndërtesë në të cilën sipas informacioneve jo-zyrtare ishin të ngujuar disa persona në mesin e tyre edhe fëmijë.

Pas intervenimit të zjarrfikësve, dy fëmijë dhe tre persona tjerë janë shpëtuar nga zjarri i cili kaploi banesën dhe po ju jepet ndihma e parë.

Punonjësit e brigadës së zjarrfikësve e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin në ndërtesë. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./tv21