Panik dhe kaos brenda kinemasë

Panik dhe kaos brenda kinemasë

Njerëzit kishin dalë për të parë në orën 9:30 filmin në kinemanë “Grand Rex” të dielën në mbrëmje, por arritën te shikojnë vetëm gjysmën e filmit, para se të gjithë të kalonin në shok.

Një burrë bërtiti me fjalët “Allahu Akbar”, duke shkaktuar panik te të pranishmit

Sipas Daily Mail, kur burri u dëgjua duke thënë disa herë gjatë premierës “ky film është politik”, ndërsa të tjerët në audiencë i kërkuan që të ishte i qetë.

Ai u ngrit më pas nga karrigia dhe vendosi duart mbi gjoksin e tij përpara se të bërtiste “Allahu Akbar!”.Veprimet e tij shkaktuan panik dhe kaos brenda kinemasë pasi njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin, duke tentuar të iknin pasi të gjithë mendonin se ai kishte armë, raportoi Le Parisien.

“Ishte një panik shumë i madh”, tha një qytetar i quajtur Victor.

“Grand Rex” u evakuua para se të kontrollohej nga një skuadër bombe, të cilët nuk gjetën asgjë të dyshimtë brenda saj.

Njeriu që bërtiti fjalët, që do të thotë “Zoti është i madh” në arabisht u përpoq të largohej nga kinemaja. Ai arriti të dilte nga ndërtesa pavarësisht se një roje sigurie po e ndiqte atë.

Më pas ai u ndalua nga policia e Parisit dhe u mor në arrest. Burri, i cili u gjet si i paarmatosur, u identifikua më vonë si një 34-vjeçar nga periferia e Parisit./21Media