Dyshime për bombë

Dyshime për bombë

Policia ka evakuuar njërën nga plazhet më të famshme të Barcelonës, pas dyshimeve për një pajisje shpërthyese.

Ekipi special për deminim në plazhin San Sebastian ka identifikuar një bombë nga Lufta Civile Spanjolle, raporton AP.

Plazhi, i cili ishte plot me pushues, u evakuua plotësisht dhe u vendos një kordon policie.