Me këtë humbje Manchestter United mbetet në pozitën e gjashtë

Me këtë humbje Manchestter United mbetet në pozitën e gjashtë

Everton e ka deklasuar Manchester Unitedin me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë.

Serinë e golave për vendasit e nisi Richarlison në minutën e 13‘.

Në minutën e 28‘ Sigurdsson shënoi për rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë Everton i shënoi edhe dy gola.

Fillimisht me Dignen në minutën e 56’ e trefishoi epërsinë.

Për rezultatin 4-0 u përkujdes Walcott në minutën e 64‘.

Me këtë humbje Manchestter United mbetet në pozitën e gjashtë me 64 pikë dhe i zbehen gjasat për vendin e katërt që e dërgon në Ligën e Kampionëve./kallxo