Ronald Koeman ka në dispozicion rreth 200 milionë funte për të shpenzuar gjatë këtij afati të transferimeve

Ronald Koeman ka në dispozicion rreth 200 milionë funte për të shpenzuar gjatë këtij afati të transferimeve

Raportime nga the Mirror thonë se Everton janë afër transferimit të Gylfi Sigurdsson nga Swansea për 50 milionë funte, por Koeman përsëri dëshiron të zëvendësojë Romelu Lukaku-n, shkruan rtv21.tv.

Koeman kërkon sulmuesin e Arsenalit Olivier Giroud, dhe atë të Crystal Palace Christian Benteke për të zëvendësuar belgun që është transferuar tek Manchester United.

Trajneri i të kaltërve nga Liverpooli dëshiron edhe një qendër mbrojtës për të siguruar pozitën pas dyshes që po plaket Ashley Williams e Phil Jagielka./21Media