Humbja ndaj Liverpoolit i kushton vendin e punës Silvas

Humbja ndaj Liverpoolit i kushton vendin e punës Silvas

Marco Silva është shkarkuar zyrtarisht nga klubit për shkak të rezultateve të dobëta dhe pozicionit që Everton ka aktualisht në renditje teksa pas 15 javësh kampionat pozicionohet në vendin e 18-të me 14 pikë.

Lajmin për shkarkim e bëri të ditur vetë klubi nëpërmjet një shkrimi në Twitter.

Për momentin drejtimin e Everton do ta marrë ish-sulmuesi i kësaj skuadre Duncan Ferguson i cili do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat.

Klubi ndërkohë ka bërë me dije se po punon për të gjetur sa më shpejtë trajneri e ri./21Media