38-vjeçari do të mbahet mend

38-vjeçari do të mbahet mend

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Francës, Patrice Evra, i dha fund karrierës në futbollin aktiv. Lajmi është konfirmuar nga Evra, i cili në rrjete sociale tha se ka ardhur koha për të varur këpucët në gozhdë.

38-vjeçari do të mbahet në mend për kohën e tij tek Manchester United, me të cilën fitoi plot 10 tituj të rëndësishëm, përfshirë 5 trofe të Premier League, një Champions League, një Kupë të Botës për Klube dhe tre trofe të Kupës së Ligës. Evra e ka fituar 3 herë “Scudetton” me Juventusin në Serie A, dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Super Kupën e Italisë. Evra gjatë karrierës së tij të bujshme ka fituar 17 trofe.