Evropa kërcenohet nga ISIS, “Do çojmë përpara një luftë totale”

Sulmi i fundit nga ISIS ishte në Manchester

Mediat britanike raportojnë se nëpërmjet një deklarate me titull “Ku janë luanët e luftës?”, ISIS ka ftuar “vëllezërit myslimanë në Evropë të sulmojnë evropianët në shtëpitë e tyre, në tregje, në rrugë dhe kudo”.

“Do çojmë përpara një luftë totale për të goditur të pabesët në Evropë gjatë Ramazanit”, është ky apeli i bërë nga ISIS për ndjekësit e tij me rastin e nisjes së muajit të agjërimit.

Duke iu referuar sulmit të Manchester ku humbën jetën 22 persona, më tej shtohet, “Mos e përçmoni punën. Objektivi juaj i të ashtuquajturve civilë të pafajshëm pëlqehet nga ne dhe është më efikas. Kështu që vazhdoni dhe do të keni një shpërblim të madh ose martirizim gjatë Ramazanit”./21Media

Back to top button