Një tjetër sukses për Morinën

Një tjetër sukses për Morinën

Pas premierës botërore në Sundance, filmi ‘Exil’ nga Visar Morina do ta ketë premierën evropiane në Berlinale.

Premiera do të shfaqet me 24 shkurt nga ora 15:30 në kinemanë Zoo Palast 1, në kuadër të programit Panorama.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

Sandra Huller, Misel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj dhe Ameli Kabashi, janë aktorët që luajnë në filmin e Morinës./21Media