Klubi ngushëllon familjet e viktimave

Klubi ngushëllon familjet e viktimave

Ekipi i F.C. Shkupit ka ndarë 10 mijë euro për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të prekurit nga tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 rihter që më 24 janar, e goditi Turqinë.

Si klub u shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejt të atyre që janë të lënduar“, thuhet në njoftimin e klubit.

Të përkujtojmë se njëjtë si në këtë rast, kryesia e F.C. Shkupi dhuroi 10 mijë euro edhe kur ishte goditur Shqipëria në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.

Ndryshe, epiqendra më e fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan deri më tani 39 viktima dhe dëme të mëdha materiale./TV21