Fabrika e madhe e çokollatës mbyllet për shkak të salmonelës

Një fabrikë çokollate në Belgjikë ka mbyllur përkohësisht dyert e saj pasi zbuloi salmonelën në një grumbull prodhimi.
Prodhuesi zviceran i çokollatës, “Barry Callebaut” ndërpreu prodhimin në fabrikën e tij në Wieze, Belgjikë, të hënën, informoi kompania në një deklaratë të enjten.
Fabrika Wieze është fabrika më e madhe e çokollatës në botë, sipas websajtit qeveritar të turizmit Visit Flanders.
“Për Barry Callebaut, siguria ushqimore është parësore. Programet tona të fuqishme të sigurisë ushqimore na lejuan të identifikonim shpejt lecitinën si burimin e ndotjes”, u shpreh kompania në deklaratë dhe shtoi se autoritetet belge të ushqimit (FAVV) u informuan për incidentin.
Lecitina është një substancë yndyrore që përdoret për të lidhur së bashku përbërësit e tjerë të çokollatës.
Kompania tha se ka marrë masa paraprake, duke përfshirë tërheqjen e të gjitha produkteve të prodhuara që nga koha e testimit. Prodhimi në Wieze do të mbetet i pezulluar deri në një njoftim tjetër, shkruan CNN./21Media

Back to top button