Arritjet e fundit të këtyre rrjeteve sociale ju ofrojnë këtë mundësi

Arritjet e fundit të këtyre rrjeteve sociale ju ofrojnë këtë mundësi

Koha të cilën e harxhoni në rrjetet sociale është shumë e madhe, por në kohën e fundit shumicen e kohës e kaloni duke i shikuar postimet nga më të ndryshmet, të shoqërisë, të ftyrave publike, ose çka do që juve ju intereson. Bisedat e ndryshme përmes këtyre rrjeteve janë duke u venitur pra gjatë gjithë kësaj kohe nuk komunikoni me askënd, dhe vetëm humbni kohë duke i parë të tjerët.

Me arritjet e fundit të këtyre rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, ju mund ta masini kohën e juajë se ku po qëndroni më shumë gjatë ditës.

Për të parë rezultatin, për shembull në Facebook, duhet të shkoni në Settings / Your Time on Facebook, kurse për Instagram, duhet Settings dhe pastaj në Your Activity. Aty do të gjeni llogaritjet mesatare ditore dhe madje mund të vendosni një limit kohor të përdorimit të këtyre aplikacioneve, dhe në fund mund të merrni njoftime se e keni kaluar limitin e vendosur kohor./21Media