Njoftimi i Facebook-ut

Njoftimi i Facebook-ut

Facebook ka njoftuar sot se mbylli llogari të rreme nga Kosova, Maqedonia Veriore, Irani dhe Rusia, të cilat ajo vuri në dukje se kishin “sjellje të koordinuara jo-autentike”. Reuters raporton se kjo kompani njoftoi se “një total prej 2 mijë e 632 faqesh, grupesh dhe llogarish janë hequr nga Facebook dhe Instagram për shkak të operacioneve që lidhen me ato vende”.

Thuhet se “513 prej këtyre llogarive ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1 mijë e 907 ishin të lidhura me Rusinë”.

“Llogaritë e lidhura me Rusinë u eliminuan kryesisht si spam, dhe një pjesë e vogël ishin të angazhuara në sjellje të koordinuar jo-autentike,” tha Facebook në një deklaratë.

Kompania tha se faqet dhe llogaritë ishin “mbyllur për sjellje, jo për shkak të përmbajtjes”.