Facebook po ndal tre aplikacione, fajëson numrin e vogël të përdoruesve

Facebook po ndal tre aplikacione, fajëson numrin e vogël të përdoruesve

Aplikacioni tbh i blerë vetëm para tetë muajve nga Facebook i cili është një rrjetë social anonim i përdorur më shumë nga adoleshentët, së bashku me ‘Moves’- aplikacion për fitness dhe “Hello” – aplikacion i cili lidh Facebook me numrat personal të telefonit, do të mbyllen.

Mbyllja do të bëhet pas 90 ditësh. Facebook në një njoftim  ka thënë që e dinë se përdoruesit e aplikacioneve do të jenë të dëshpëruar. “Ne duhet të prioritizojm punën tonë, të mos përhapemi shumë. Dhe vetëm përmes provave dhe gabimeve ne mund të ofrojmë një përvojë të mirë sociale për ju”, kanë thënë ata për mbylljen e aplikacioneve.

Facebook e ka bërë edhe shumë herë më parë hapjen dhe mbylljen e aplikacioneve, ka thënë Jack Kent, analist në IHS Markit. /21Media