Nga java e ardhshme

Nga java e ardhshme

Facebook ka bërë të ditur se do të bllokojë “lëvdatat, mbështetjen dhe shfaqjen e nacionalizmit dhe separatizmit” në Facebook dhe Instagram, javën e ardhshme.

Gjianti i mediave sociale po ashtu është zotuar se do të rrisë mundësinë për të identifikuar dhe bllokuar materialet nga grupet terroriste, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Ky rrjet social është nën presion, për shkak se një person ka shfaqur live sulmin e tij terrorist që ka ndodhur në dy xhami të qytetit Christchurch të Zelandës së Re.

Facebook ka lejuar disa përmbajtje nacionaliste për shkak se nuk e konsideronte si raciste – duke përfshirë lejimin e përdoruesve për thirrje për krijimin e etno shteteve të bardha.

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar në sulmin terrorist të 15 marsit. I dyshuari kryesor e ka filmuar veten teksa ka shtënë me armë zjarri drejt besimtarëve në Zelandë të Re dhe e ka transmetuar masakrën live. I dyshuari, i njohur si Brenton Tarrant, ka hyrë në xhaminë Al Noor në qytetin e Christchurchit rreth orës 1:30 pasdite të premten gjatë faljes së xhumasë dhe ka shtënë me armë zjarri. Videoja 17-minutëshe e publikuar në llogarinë e tij të Facebookut, shfaq personin, që besohet se është 28-vjeçar me prejardhje nga Australia, duke shtënë me armë rreth 100 herë./21Media