Herën e fundit që Facebook kishte pësuar një ndërprerje të tillë ishe në vitin 2008

Herën e fundit që Facebook kishte pësuar një ndërprerje të tillë ishe në vitin 2008

Rrjetet sociale të familjes së Facebook dje kanë pësuar shkëputjen më të madhe në histori të tyren, kështu duke mos i lejuar përdoruesit të shfrytëzojnë shërbimet e zakonshme.

Herën e fundit që Facebook kishte pësuar një ndërprerje të tillë ishe në vitin 2008 kur kishte vetëm 150 milionë përdorues, ndërsa tani ka 2.3 miliardë përdorues në ditë.

Problemet u paraqitën rreth orës 16:00 të së mërkurës. Përdoruesit në Instagram nuk ishin në gjendje të rifreskonin ose postonin foto të reja.

Versioni i Messenger në desktop nuk punonte, ndërsa ai i mobil lejonte dërgimin e disa mesazheve.

Edhe WhatsApp u raportua se kishte probleme të ngjashme.

Facebook tha se po merren me rastin për të kuptuar se çfarë ndodhi, ndërsa kanë mohuar se ka ndodhur ndonjë sulm kibernetik.