Spotify dhe Netflix nuk kanë qenë në dijeni

Spotify dhe Netflix nuk kanë qenë në dijeni

Rrjeti social Facebook ka lejuar disa kompani, si Spotify dhe Netflix , të kenë qasje në bisedat personale të miliona njerëzve. Ky raport u bë i ditur nga gazeta “New York Times”, ku shpjegohet se si Facebook-u ka shpërndarë të dhëna personale të shumë njerëzve, me partnerët e tyre ndër vite. Njerëzit të cilët kyçen në Spotify me llogarinë e tyre personale në Facebook mund të dërgojnë mesazhe përmes Spotify.

Mark Zuckerberg Reed Hastings

Duke cituar dokumentat e Facebook, “The Times”, thotë se Spotify mund të shihte mesazhe të më shumë se 70 milionë njerëzve që janë përdorues të këtij rrjeti social. Spotify, Netflix dhe Royal Bank of Canada, kanë pasur mundësi edhe të lexojnë, shkruajnë, madje edhe të fshijnë mesazhet e këtyre njerëzve, transmeton rtv21.tv.

Të dyja: Spotify dhe Netflix, kanë thënë për “The Times” se nuk kanë qenë në dijeni për këtë. Netflix ka thënë gjithashtu se nuk ka pasur qasje në mesazhet e askujt.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook  përballet me skandale të tilla private./21Media