Autori dje publikoi librin “Hasan Prishtina-ndriçim i jetës dhe veprës”

Autori dje publikoi librin “Hasan Prishtina-ndriçim i jetës dhe veprës”

Për të punuar këtë libër, autori tregon se ka hulumtuar 37 dokumente, duke mbledhur fakte nga jeta e veprimtarit të madh kombëtar, Hasan Prishinës, për të cilin Buçinca është interesuar qysh gjatë kohës së studimeve, në vitet 40të, shkruan rtv21.tv.

Shumë historianë kanë teoritë e tyre se cilin mbiemër e ka përdorur veprimtari me origjinë nga Vushtrria, pasi nëpër dorëshkrime mund të gjinden mbiemrat Hasan Vuçiterrni, Hasan Polaci e Hasan Berisha përveç mbiemrit Prishtina me të cilin të gjithë ne e njohim. Megjithatë autori i librit mbi jetën dhe veprën e Prishtinës ka gjetur edhe një mbiemër që nuk ka qenë i ditur.

Buçinca bëri të ditur se nga dorëshkrime të vitit 1904 që ai ka hulumtuar thuhet se Hasani gjatë kohës që ka jetuar në Turqi ka përdorur mbiemrin Tahsini, duke e ndërruar më pas në Prishtina kur është zgjedhur si delegati i Prishtinës në parlamentin turk./21Media