Fajde në Kosovë, për 14 mijë euro i kërkoi 36 mijë euro

Arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, ka pranuar informacionin se një qytetar ka marrë 14 mijë euro me fajde. I dyshuari në fund të muajit shtator 2019, i kërkoi 36 mijë euro viktimës si detyrim për paratë e ofruara më herët.

Hetuesit policorë dje kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin me inicialet K.B. viti i lindjes 1978.

“Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34 mijë e 950 (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit”, ka njoftuar policia.

Policia, me aprovim të organeve të drejtësisë, ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat do të përdoren në procedura të më tejme gjyqësore, po ashtu është gjetur edhe një pistoletë.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve./21Media

Back to top button