Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se dje rreth orës 18:00, ka arrestuar një person për fajde.

I dyshuari me inicialet E.H kishte arritur të përfitojë prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove.

“Është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicialet E.H., nga Ferizaj, nën dyshimin se i njëjti që nga Dhjetori 2018 e deri në Prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./21Media