6 Fakte psikike të cilat vështirë i gjejmë në libra

6 Fakte psikike të cilat vështirë i gjejmë në libra

Mendja e njeriut është aq intersante dhe aq e thellë sa vet oqeani. Shkencëtarët vazhdimisht studiojnë dhe hulumtojnë trurin e njeriut. Dhe numri i suprizave që shafqen në trurin njerëzor po rritet, shkruan BrightSide.

Si ta gjeni një gjeni në mesin e shoqëris tuaj? Ekzistojnë disa fakte të cilat na ndihmojnë qe ne t’i deshifrojmë më lehtë personat e tillë, transmeton rtv21.tv.

Njerëzit me nivel të lartë të inteligjencës nuk kanë shumë miq. Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse ata janë më të preokupuar me zgjidhjen e problemve më të rëndësishme dhe e shohin komunikimin me njerëzit e tjerë si humbje kohe.

Sidoqoftë sipas psikologjisë, shoqëria ka influencë pozitive tek njeriu, prandaj është më mirë që ndonjëherë të shkëputemi nga librat dhe të komunikojmë me njerëz interesant.

Depresioni ndryshon perceptimin e ngjyrave. Njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni përdorin shpesh një shprehje: “Jeta ka humbur ngjyrat e saj”. Kjo nuk është vetëm shprehje e zakonshme, por një fakt mjekësor pasi kur personat janë në fazë depresioni.

Lodhja rrit kreativitetin tuaj, nëse doni të keni ide më kreative atëherë është mirë të ndjeheni të lodhur. Mendimet kreative vijnë më lehtë kur ju jeni të lodhur dhe kërkoni një zgjidhje më të shpejtë dhe efektive. Nëse jeni person i mëngjesit, atëherë mendimet e tilla do t’iu vijnë në mesditë dhe nëse jeni personi që flini shumë, inspirimi do t’iu vie në mëngjes.

80% e bisedave janë thashetheme. Shumica e bisdave të përditshme në shoqëri janë thashetheme dhe kjo nuk varet nga gjinia, burrat bëjnë thashetheme po aq sa edhe gratë. Sidoqoftë thashethemet nuk kanë gjithmonë efekt negativ, ato janë pjesë e rëndësishme e komunikimit me njerëz dhe ju ndihmojnë të krijoni rrethe tjera shoqërore.

Lumturia mund të blihet. Njerëzit thonë se lumturia nuk mund të blihet, por sipas psikologëve ndjenja e lumturisë mund të blihet. Kjo nuk bëhet nëse ju shpenzoni për veten, por për familjarët dhe të afërmit tuaj. Kur ju lumturoni të tjerët, lumturohemi me veten dhe jemi më të kënaqur me jetën tonë.

80% e mendimeve tuaja janë negative. Çdo ditë 12.000 deri në 60.000 mendime kalojnë në kokën tuaj. Truri i njeriut është më i fuqishëm se çdo kompjuter. Por, shumica e këtyre mendimeve janë negative dhe më e keqja është përsëriten çdo ditë./21Media